LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje avokati i vrasësit të Arkanit – para syve të fëmijëve të tij (Foto/Video)

Qëllohet për vdekje avokati i vrasësit të Arkanit – para syve të fëmijëve të tij (Foto/Video)

Raportet nga Afrika e Jugut këtë të martë thonë se avokati Pete Mihalik është qëlluar për vdekje në Cape Town, Afrika e Jugut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, disa vjet më parë ishte njoftuar se Mihalik ishte bërë përfaqësuesi ligjor i Dobrosav Gajiç – i dënuar në Serbi për vrasjen e Zheljko Raznatoviç – Arkanit.

Vrasje misterioze në Afrikën e Jugut, gjendet një trup i një njeriu që ngjante me vrasësin e Arkanit (Foto)
Lexo po ashtu Vrasje misterioze në Afrikën e Jugut, gjendet një trup i një njeriu që ngjante me vrasësin e Arkanit (Foto)

Ndërsa mediat lokale thonë se vrasja e avokatit 50-vjeçar mund të lidhet me gjyqin ndaj kriminelit të dyshuar Nafiz Modack.


Mihalik u qëllua dhe u vra nga prita – rreth orës 7:30 të mëngjesit – pasi ai ishte duke lënë dy fëmijët e tij në shkollën e tyre. Një nga fëmijët, një 8 vjeçar, thuhet se është plagosur.

Avokati Pete Mihalik gjatë një gjykimi më 4 dhjetor 2017 në Cape Town, Afrikën e Jugut.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, policia menjëherë nxitoi të kërkonte vrasësin që iku nga skena e vrasjes me një VW Polo argjendi.

Momenti i vrasjes së Arkanit, a është kjo fotografia që e kërkuan të gjithë në Serbi? (Foto)
Lexo po ashtu Momenti i vrasjes së Arkanit, a është kjo fotografia që e kërkuan të gjithë në Serbi? (Foto)

Dëshmitarët thanë se vrasësi kishte qëlluar me armë, përmes një dritareje në anën e shoferit të makinës.

Raportet shtojnë se Mihalik në të kaluarën përfaqësonte një seri personash nga mjedisi kriminal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori