Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK], kanë braktisur radhët e kësaj Force pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.
Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shohin pjesëtarët e komunitetit serb pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po i shton kapacitetet e saj dhe po merr “rrugën” e transformimit drejt krijimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës.
Zyrtarët në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës thonë se presionet dhe kërcënimet janë duke vazhduar dhe jo vetëm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, por edhe ndaj komunitete tjera.
Rasti i fundit, i cili ishte vlerësuar nga policia rrezik i përgjithshëm, ndodhi gjatë fundjavës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së FSK-së, në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit turk ishte vendosur një mjet shpërthyes, por që nuk kishte pasoja, pasi mjeti u çaktivizua.
Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, tha për Radion Evropa se këto kërcënime po vazhdojnë dhe janë të papranueshme.
“Është e vërtetë që pjesëtarët e komuniteteve pakicë, sidomos të komunitetit serb, por edhe të komuniteteve tjera vazhdojnë të kenë presion nga qarqet jashtë Kosovës për t’u larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Për këtë më së miri flet edhe rasti i fundit në Lagjen e Boshnjakëve ku pjesëtarit të FSK-së i është vënë një mjet shpërthyes në oborrin e tij”, tha Shala.
Ai tha po ashtu se presioni ndaj pjesëtarëve të FSK-së deri më tani është zhvilluar në forma të ndryshme politike e psikologjike, por tani ato kanë kaluar edhe me mjete që e rrezikojnë jetën e njerëzve.
“Është kaluar në presione shumë konkrete që rrezikojnë jetën e pjesëtarëve tanë dhe familjeve të tyre, do të thotë kalohet në vepra që e rrezikojnë jetën”, tha Shala.
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se autoritetet e Kosovës kanë për qëllim që më 28 nëntor, Ditën e Flamurit të Shqiptarëve ta shënojnë me formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kjo sipas tij, është në kundërshtim me frymën e të gjitha marrëveshjeve, të Rezolutës së OKB-së, të marrëveshjes së Kumanovës me NATO-n, dhe Marrëveshjes së Brukselit. Ai u ka bërë thirrje sot pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të mos bëhen pjesë e kësaj ushtrie.
“Unë edhe një herë u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e saj. U bëj thirrje të hapur dhe publike serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse atë ushtri po e formojnë, për asgjë tjetër, por vetëm që ata serbë t’i shfrytëzojnë që një ditë të qëllojnë mbi serbët tjerë. U bëj thirrje serbëve që në asnjë mënyrë të mos i ndihmojnë në atë punë të pistë, me të cilën madje e shkelin edhe Kushtetutën e tyre, e cila për ne nuk ka ndonjë domethënie dhe të cilën ne nuk e pranojmë”, tha Vuçiq.
Kurse, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcenimet e tilla i sheh si një kërcënim të paqes dhe kërcënim ndaj përparimeve për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
”Është kërcënim serioz për pjesëtarët e FSK-së dhe familjet e tyre të cilët në vazhdimësi jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën këta kanë qenë të kërcënuar. Dy raste kemi në veri ku dy bomba iu kanë hedhur familjarëve të tyre në oborrin e shtëpisë. Pastaj kemi arrestime të shumta kur ata të shkojnë për t’i vizituar familjarët e tyre në Serbi, ku merren në pyetje nga pjesëtarët e shërbimit sekret në biseda informative, presione të hatashme, por edhe kërcënime me vrasje personalisht për pjesëtaret FSK-së”, tha Kastrati.
Ai thotë se veprimet e tilla të shtyra nga Serbia janë absolutisht të papranueshme, pasi që personat që janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe jetën e tyre e shohin në Kosovë dhe jo diku tjetër.
“Kjo është jashtëzakonisht e keqe. Ne si shqiptarë, por edhe komunitetet tjera joserbe i kanë parë këto kërcënime jo mirë. Neve na vije keq që kjo po ndodh, mirëpo pa marrë parasysh ne kemi disa lajme dhe disa informacione nga terreni se shumë të rinj serbë të tjerë dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj Force dhe ushtria do të ecë tutje përpara pa marrë parasysh”, tha Kastrati.
Forca e Sigurisë së Kosovës është në kërkim të plotësimit të vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët dy-tre muajt e fundit kishin braktisur radhët e saj.
Procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës deri tash kishte mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.
Tri projektligjet e miratuara në parim nga Kuvendi i Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i nënshtrohen dëgjimit publik dhe rishikimit, para se të shkojnë në Kuvend për miratim përfundimtar.
Dëgjimet publike pritet të organizohen në Prizren dhe në Graçanicë. Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje