LAJMI I FUNDIT:

Lideri i opozitës turke shet shtëpinë që të paguajë gjobat për fyerje të Erdoganit (Video)

Lideri i opozitës turke shet shtëpinë që të paguajë gjobat për fyerje të Erdoganit (Video)

Ligji është ligj; forcës së tij i binden të gjithë, dhe duket në Turqi ai i shpifjes funksionon më së miri, sidomos në favor të presidentit Rcep Tayyip Erdogan.

Ligji është ligj; forcës së tij i binden të gjithë, dhe duket në Turqi ai i shpifjes funksionon më së miri, sidomos në favor të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Lideri i njërës prej partive kryesore opozitare në vend, asaj republikane te popullit, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë njërën prej shtëpive të tij për të paguar gjobat rekord të mbledhura për fyerje ndaj Kreut të Shtetit.


Erdogani ka paraqitur deri me tani 29 ankesa kundër Kiliçdaroglu, 12 prej të cilave janë finalizuar dhe prej politikanit kundërshtar është kërkuar të paguajë detyrimin e 870,000 lirave turke apo 155,000 dollarë. Në njërën prej rasteve, udhëheqësi opozitar pretendon se Erdogani dhe njerëzit e rrethit të ngushtë të tij kanë para të depozituara në ishullin Man, i cili vetëqeveriset nën kurorën britanike.

Kiliçdaroglusë i është dashur të nxjerrë në shitje për gati 500.000 lira turke shtëpinë e tij të pushimit në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut, dhe paratë e fituara prej saj t’i paguajë për të shlyer detyrimet e proceseve gjyqësore të Erdoganit.

Fyerja e presidentit përbën subjekt për akuza penale në Turqi dhe juristët e presidentit, sipas mediave vendase, llogaritet të kenë depozituar më shumë se 1800 aktpadi ndaj personave të ndryshëm, përfshirë dhe nxënës shkolle. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori