LAJMI I FUNDIT:

I fiksuar pas djemve, babai shet vajzën e porsalindur për 4,500 funte – arrestohet nga policia kineze

I fiksuar pas djemve, babai shet vajzën e porsalindur për 4,500 funte – arrestohet nga policia kineze

Një baba është arrestuar në pjesën lindore të Kinës, pasi është kapur duke shitur vajën e tij të porsalindur.

Burri që ishte i fiksuar pas djemve, ishte zhgënjyer që edhe fëmija i dytë doli të jetë vajzë, transmeton Telegrafi.


Kështu që pas 10 ditëve jetë, burri vendosi t’ia shet vajzën një çifti për 4,500 funte. Por, raportohet se ishte pikërisht e ëma e këtij burri që e kishte raportuar rastin në polici, pasi e kuptoi se mbesa e saj ishte zhdukur.

42-vjeçarja e identifikuar si Li, i ka thënë policisë se kishte planifikuar të zhvendoset në shtëpinë e të birit për t’i ndihmuar të kujdeset për foshnjën e porsalindur, ashtu siç e kishte ndihmuar kur ai dhe gruaja e tij sollën në jetën vajzën e parë.

“E kam parë vetëm disa herë që kur u lind mbesa ime. Por, befasisht u zhduk, kurse i biri as që më lejonte të futesha në dhomën e saj”, ka shtuar ajo.

Me rritjen e dozës së dyshimit se diçka i kishte ndodhur mbesës së saj, vendosi ta raportojë rastin në polici. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, babai i foshnjës Xiaohui ka pranuar para policisë se e kishte shitur të bijën një çifti në qytetin Enshi në provincën Hubei për 4,500 funte.

Kur është pyetur se e ka bërë një gjë të tillë, Xiahou ka pranuar se kishte shpresuar që fëmija i dytë do të jetë djalë. Për fat të mirë, policia ka arritur ta lokalizoj vendin ku po jetonin çifti që e kishin marrë të cilëve më pas ua morën dhe ia dorëzuan të ëmës. /Telegrafi/