LAJMI I FUNDIT:

Tiranë-Durrës, priten sërish përmbytje në aksin kryesor të vendit

Tiranë-Durrës, priten sërish përmbytje në aksin kryesor të vendit

Autostrada Tiranë-Durrës rrezikon të përmbytet edhe këtë vit. Shkak për këtë situatë është mospastrimi i tombinove, që do të lejonin rrjedhjen e lirshme të ujërave në rast shirash.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës, tha për TV Scan se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi në këto hapësira kalojnë tubacione të ujësjellës-kanalizimeve , linja interneti apo të energjisë elektrike, që ndër të tjera kanë ndihmuar në mbledhjen e inerteve dhe bllokimin e tombinove. Sipas tyre ndërhyrja do të dëmtonte këto linja, ndaj është e domosdoshme që të gjithë autoritetet përkatës, që i kanë në administrim të marrin masa. Në fakt, situata në terren tregon se pastrimi i tombinove duhet të bëhet sa më parë.

Vitin e kaluar pas përmbytjes së një segmenti të autostradës, prefekti i qarkut Tiranë ngriti një grup monitorimi për situatën e tombinove, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues nga të gjithë këto institucione. Por, ndërhyrja e nevojshme nuk është kryer dhe një stuhi me reshje intensive do të bllokonte sërish aksin më të rëndësishëm të vendit./Telegrafi/