LAJMI I FUNDIT:

Erdogan bën të ditur emrin e “aeroportit më të madh në botë” në Turqi

Erdogan bën të ditur emrin e “aeroportit më të madh në botë” në Turqi

Me praninë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës, sot ka filluar inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Presidenti Erdogan, në fjalimin e inaugurimit të aeroportit, bëri të ditur se emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”.

Siç shkruan Anadolu Agency, ai bëri të ditur se të gjitha fazat parashihet të përfundojnë deri më 2028, ndërkohë rrjedhimisht, aeroporti do të vazhdojë të rritet përgjatë 10 viteve të ardhshme.


“Faza e parë ka kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit. Kjo do të rritet në 150, nëse nevojitet në 200 milionë, pas përfundimit të fazave”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk tha se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit.

Aeroporti i Ri i Stambollit – një mrekulli botërore
Lexo po ashtu Aeroporti i Ri i Stambollit – një mrekulli botërore

Duke iu referuar Aeroportit Ataturk, Erdogan tha se Aeroporti Ataturk do të ruajë statusin e tij si aeroport, por do të mbyllet për fluturime komerciale.

Erdogan ka shtuar se aeroporti i ri, me arkitekturën, administrimin dhe financimin e tij është nderi i vendit dhe projekt që në botë do të merret si shembull.

“Aeroportin e Stambollit e shohim si një shërbim të madh që kemi bërë jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin dhe botën”, u shpreh ai.

Presidenti turk u bëri thirrje të gjithë “miqve” në rajon dhe botë që së bashku të ndërtojnë një të ardhme në paqe, të sigurt dhe të begatë për të gjithë.

“Turqia është e vendosur që të bëhet një ndër dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe simboli i paqes, qetësisë, sigurisë, prosperitetit në rajon dhe në botë”, deklaroi presidenti Erdogan.

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori