LAJMI I FUNDIT:

Podujevë gjendje e mirë e sigurisë

Podujevë gjendje e mirë e sigurisë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e mbajtur sot, gjendjen e sigurisë e ka vlerësuar stabile dhe ka debatuar për implementimin e Planit Operativ Lokal të Strategjisë për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka shqyrtuar raportin e Policisë se Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë dhe informatën për implementimin e Planit Operativ Lokal (2016-2018, sipas Strategjisë për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm (2015-2020)

Për gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës raportoi Antigona Çitaku –shefe e Operativës në Stacionin Policor, e cila gjendjen e sigurisë e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ajo tha se gjatë periudhës, për muajin e fundit, ka pasur rritje të veprave penale të vjedhjeve, ku janë shënuar 18 raste, por falë punës efikase të organeve policore për 10 raste janë zbuluar kryerësit e veprave, kurse për 8 raste janë duke u zhvilluar hetimet.


Zyrtarja policore tha se po vazhdon të zbatohet Plani Operativ për Siguri në Komunikacion. Ajo gjithashtu tha se në këtë fillim të vitit të ri shkollor gjendja e sigurisë në shkolla është e mirë.

Përfaqësuesi i KFOR-it, duke folur për gjendjen e sigurisë, tha se Komuna e Podujevës është ndër komunat e para për gjendjen e mirë të sigurisë.

Kryetari i Komunës, Agim Veliu, tha se gëzon fakti që në Podujevë është një gjendje të mirë të sigurisë.

“Është shumë inkurajuese dhe pozitive kur nga përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë marrim informata se kemi një gjendje të mirë të sigurisë dhe se në këtë aspekt jemi ndër komunat e para. Sigurisht se një gjendje të tillë të sigurisë e kemi falë qytetarëve tanë dhe angazhimit dhe bashkëpunimit të mirë të organeve të sigurisë me institucionet përgjegjëse”, tha kryetari Veliu.

Sipas një komunikate, lidhur me implementimin e Planit Operativ Lokal (2016-2018, sipas Strategjisë për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm (2015-2020) në takim u tha se Komuna e Podujevës vazhdon të jetë ndër komunat që nuk është prekur nga elementë që çojnë deri te kjo dukuri e rrezikshme.

Ud.drejtori i Arsimit, Agim Blakçori dhe shefja e Operativës në Stacionin Policor në Podujevë, Antigona Çitaku thanë se në kuadër të planit operativ, me fillimin e vitit të ri shkollor, kanë vazhduar me aktivitete-ligjërata nëpër shkolla, me qëllim të vetedijësimit të rinjve për rrezikun nga dukuritë negative që shpien deri te ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.

Edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Osman Kurtolli, tha se Komuna e Podujevës vazhdon të jetë e paprekur nga kjo dukuri, falë edhe angazhimit të imamëve nëpër xhami.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori