LAJMI I FUNDIT:

Veseli flet për dialogun, Asociacionin – thotë se mungesa e unitetit mund të çojë në ndarje

Veseli flet për dialogun, Asociacionin – thotë se mungesa e unitetit mund të çojë në ndarje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë me një videomesazh, ku flet për problemet që po hasë spektri politik në Kosovë, sa i përket unitetit rreth Dialogut.

Veseli thotë se mungesa e unitetit rreth dialogut po e dëmton Kosovën.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që Kosova t’i humb partnerët ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu.


“Kemi ardhur në një moment kur dallimet tona të brendshme rrezikojnë seriozisht vendin tonë në këtë proces, duke e fuqizuar Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe duke e dobësuar Kosovën. Këtë, ne nuk duhet ta lejojmë. Me asnjë çmim, nuk duhet të lejojmë që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu. Nuk duhet të lejojmë që agjendat e brendshme ta dominojnë agjendën shtetërore”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për rrezikun e ‘ ndarjes’ së Kosovës si shkas i mos unitetit të krerëve politik në vend.

” Mungesa e unitetit dhe kriza potenciale e besimit – e ndan Kosovën më shumë përbrenda sesa rreziku nga jashtë. Prandaj, rreziku i ndarjes përbrenda – rëndon dhe rrezikon ndarjen edhe nga jashtë”, tha  ndër të tjera.

Veseli ka përmendur Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, duke thënë se, është kundër të këtë kompetenca ekzekutive.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të kemi besim në vete dhe në shtetin tonë. Në Dialog me Serbinë shkojmë si shtet i pavarur dhe sovran dhe me integritet territorial të paprekshëm, për njohjen, ulësen në OKB dhe anëtarësim në NATO e BE, për paqe dhe stabilitet, për integrim të komuniteteve, e jo për ndarje, jo për pushtet të tretë, jo për Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Veseli, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori