Nga numri prej 845 vendeve të rezervuara për studentët nga komunitetet pakicë, për regjistrim këtë vit akademik në nivelin bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë regjistruar vetëm 106 studentë.
Ndërsa për nivelin master, nga 269 vende, këtë nivel e kanë regjistruar vetëm 27 veta.
Këto të dhëna i ka prezantuar Esat Kelmendi, sekretar i Rektoratit të Universitetit të Prishtinë. Ai tha se studentët nga komunitetet joshumicë kanë shfaqur interesim më të madh për të studiuar mjekësinë dhe edukimin, ku provimet janë mbajtur në gjuhët përkatëse, atë serbe, boshnjake dhe turke.
“Interesimi më i madh nga komunitetet joshumicë këtë vit, por edhe vitet paraprake, ka qenë kryesisht në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin Filozofik, pastaj vijnë këto të shkencave teknike, do të thotë Arkitekturë, Inxhinieri Kompjuterike, Juridik, Ekonomik e tutje”, tha Kelmendi.
“Provimi pranues mbahet në gjuhët përkatëse të komunitetit, do të thotë, komuniteti RAE edhe shkollimin e mesëm edhe fillor e kryejnë në gjuhën shqipe. Ndërsa komuniteti boshnjak dhe turk, e kryejnë në gjuhën amtare. Prandaj edhe testi përpilohet në gjuhën e tyre amtare”, theksoi ai.
Me qëllim të krijimit të lehtësive për regjistrimin e studimeve, kuota për pranimin e studentëve nga radhët e pakicave, nënvizoi ai, është më e ulët në krahasim me komunitetin shumicë.
“Natyrisht, këto kategori, me kuota të rezervuara kanë një lehtësi në raport me atë shumicë, sepse pragun e kalueshmërisë nuk e kanë 40 për qind, por e kanë 30 për qind dhe hyjnë në garë mes vete për vendet e rezervuara”, tha Kelmendi.
Marrë parasysh që numri më i madh i vendeve të rezervuara për komunitete pakicë mbeten të paplotësuara, viteve të kaluara ishte shënuar edhe fenomeni i tentativave nga studentët e komunitetit shqiptarë që t’i zënë vendet e zbrazëta. Por, sipas sekretarit Kelmendi, këtë vit ky problem është evituar.
“Jo nuk ka pasur asnjë problem, asnjë tentativë. Të gjitha janë verifikuar nga përfaqësues të komunitetit joshumicë, janë verifikuar paraprakisht kandidatët të cilët kanë aplikuar a i takojnë komunitetit përkatës dhe pastaj është bërë regjistrimi. Pranimi do të thotë është bërë me kusht, derisa është kthyer përgjigja e verifikimit”, tha Kelmendi.
Dukagjin Pupovci, drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës vlerëson se ka disa arsye se pse studentët e pakicave nuk janë të interesuar të studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, njëra ndër arsyet kryesore është se nuk e flasin gjuhën shqipe.
“Unë mendoj se në shumë raste mund të jetë problem gjuha e studimit, pasi që një numër i studentëve, në veçanti janë nga komuniteti boshnjak nuk e flasin gjuhën shqipe në masën e duhur për të mundur të studiojnë në atë gjuhë dhe po ashtu ekzistojnë mundësi të cilat u jepen pjesëtarëve të disa komuniteteve që të studiojnë në vendet tjera në gjuhën e tyre amtare. Këtu në radhë të parë e kam fjalën për komunitetin turk, ku mundësitë për të studiuar në Turqi janë jashtëzakonisht të mira”, tha Pupovci, për REL.
Kurse studentët nga komuniteti serb, sipas tij, zakonisht zgjedhin të studiojnë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut.
“Në radhë të parë në Kosovë ekziston mundësia që të studiohet në gjuhën serbe, ekziston Universiteti i Mitrovicës së Veriut ku po supozoj që pjesa më e madhe e komunitetit serb gravitojnë. I kemi aty edhe këto arsyet politike pra, sepse po supozoj që pjesëtarët e komunitetit në masë të madhe edhe hezitojnë të studiojnë në një institucion i cili është nën autoritetin e Republikës së Kosovës, prandaj edhe orientohen edhe më shumë kah Universiteti i Mitrovicës së Veriut”, theksoi Pupovci.
Përfaqësimi i komuniteteve joshumicë në të gjitha institucionet e Kosovës, u garantohet atyre me Kushtetutë, ligje dhe aktet tjera në fuqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova