LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për gazetën kroate: Titon nuk e kemi dashur, Partizanin e kam simpatizuar kur luante Vokrri

Haradinaj për gazetën kroate: Titon nuk e kemi dashur, Partizanin e kam simpatizuar kur luante Vokrri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji List”, ka thënë se familja e tij asnjëherë nuk e ka dashur udhëheqësin komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, sikurse thotë që asnjëherë s’ka qenë simpatizues i flaktë i Partizanit, siç kanë shkruar disa media serbe.

Ai gjatë intervistës, krahas çështjeve politike dhe zhvillimeve të tjera nëpër të cilat po kalon Kosova, ka folur edhe për çështje personale nga jeta private. Madje është pyetur edhe nëse është simpatizues i klubit futbollistik serb Partizan, siç kanë shkruar mediat serbe.

“Partizanin e kam simpatizuar kur ka luajtur Fadil Vokrri, por nuk kam qenë ndonjë simpatizues i flaktë, ose anëtar i “Grobarëve”, siç kanë raportuar disa media serbe”, ka thënë Haradinaj, përcjell Telegrafi.


Më tej ai ka zbuluar një sekret nga fëmijëria e tij.

“Kur kemi qenë fëmijë, kemi simpatizuar për Crvena Zvezdën, për shkak si kishte ngjyrat e shqiptarëve. Ne atëherë nuk kemi guxuar t’i marrim në stadiume flamurin shqiptar”, ka thënë ai.

“Vij nga një familje e cila vërtetë ka përjetuar gjithçka dhe shumëçka. Nuk kishim jetë të mirë në Jugosllavi.  Familja ime, t’ua them sinqerisht, nuk ishte në marrëdhënie të mira me serbët gjatë kohës së Jugosllavisë dhe nuk jemi ndjerë si jugosllavë, por edhe atëherë shqiptarë. Nuk e kemi dashur Titon. Edhe atëherë kemi qene në burgjet politike. Dihet që një anëtar o familjes Haradinaj ka vuajtur 11 vjet burgim në vetminë e Burgut të Pozharevacit”, ka thënë Haradinaj, i cili rrallë herë flet për jetën e tij private dhe intime.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori