Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar më pak se që pritej në tremujorin e tretë 2018, ndërkohë që rënia e eksporteve si pasojë e tarifave tregtare, u kompensua nga shpenzimet e forta konsumuese. Kjo ka mbajtur rritjen ekonomike brenda objektivit të Donald Trump, në 3 për qind për këtë vit.
Sipas Departamentit të Tregtisë, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 3.5 për qind në periudhën korrik-shtator 2018 me bazë vjetore dhe mori gjithashtu nxitje nga investimet në inventarë dhe shpenzimet qeveritare.
Deri sa kjo normë ra poshtë rritjes prej 4.2 për qind në tremujorin e dytë, ishte ende sipër potencialit të rritjes ekonomike, që sipas analistëve qëndron në 2 për qind. Megjithatë, kishte faktorë paralajmërues ndaj zgjerimit ekonomik, që ka arritur tashmë vitin e nëtë radhazi të rritjes, që është periudha e dytë më e gjatë në histori. Shpenzimet e bizneseve u ngadalësuan dhe investimet në shtëpi ranë për të tretin tremujorë radhazi, duke treguar se reduktimet tatimore prej 1.5 trilion dollarë kanë ndaluar së dhënuri efekt dhe normat e larta të interesit po dëmtojnë tregun e pronave.
Stimujt fiskalë janë pjesë e masave të adaptuara nga presidenti Trump, për të nxitur rritjen ekonomike në 3 për qind në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, administrata është përfshirë në një luftë tregtare me Kinën dhe ngadalësimi i lehtë në tremujorin e tretë, reflektoi kryesisht tarifat e Pekinit ndaj eksporteve amerikane, përfshirë sojën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës
Për Festën e Kurban Bajramit, zbritje deri n'kupë t'qiellit!
“33 vjet Qendra Laserike e Syrit Kubati” - inaugurohet teknologjia e fundit në fushën e Oftalmologjisë “Schwind Amaris 1050rs”
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Islamic Relief – organizata humanitare që ju mundëson t’ua dhuroni jetimëve Kurbanin tuaj
Grand Residence do të jetë ikonë e Prizrenit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian
Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip