Marketi “Plus Center” në Ferizaj, prej bizneseve të pakta që nuk ka produkte serbe, synon mbështetjen e prodhimeve vendore
Ndonëse është njëra nga shumë bizneset që merret më shitblerjen e produkteve me pakicë, marketi “Plus Centre” në Ferizaj është prej të rrallëve që në asortimanin e tij nuk ka produkte serbe, duke synuar që një vend të posaçëm ta kenë produktet vendore.
Pronari i “Plus Centre”, Sylejman Neziri – para ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, i cili ka vizituar sot këtë market – ka theksuar se synon që përmes veprimtarisë së tij t’i përkrah prodhuesit vendor.
Ai ka kërkuar përkrahje për prodhuesit vendor, duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet t’i mbështesin edhe bashkëatdhetarët të cilët duhet të vinë të investojnë në Kosovë.
“Besoj se edhe qeveria tash e tutje do te ia jep një përkrahje shumë prodhuesve vendor por edhe bashkatdhetarëve që të vijnë pa hezitim të financojnë në Republikën e Kosovës dhe që rinia jonë të mos ikë nëpër ambasada, por ta forcojmë shtetin tonë siç është më mirë”, ka shtuar Neziri.
Ministri i MTI-së, Endrit Shala gjatë vizitës në këtë biznes ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i Konsumatorit, i cili ndër të tjera parasheh edhe vendosjen e etiketave karshi produktit për origjinën e tyre.
Sipas tij, ai si ministër i Tregtisë do ta rris dinamikën dhe përkushtimin e ministrisë së tregtisë në përkrahjen dhe mbrojtjen e prodhimit vendor.
“Ju e dini që Parlamenti i Kosovës veç se ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky ligj parasheh edhe obligative edhe vendosjen e etiketimit të vendosjes së origjinës s produktit për të cilin e përgëzoj Sylën i cili veç se ka filluar të vendos në të gjitha produkte ka vendos edhe etiketimin e origjinës së produkti”, ka thënë Shala.
Më tutje ai ka kërkuar edhe nga bizneset tjera që prej datës 29 dhjetor kur sipas Shalës edhe hyn ky nen i këtij ligji në fuqi, të gjitha bizneset t`i pajisin produktet e tyre me treguesin e origjinës së këtij produkti.
“Kërkoj që të rrisin edhe cilësinë produkteve të tyre që të jenë të konkurueshëm edhe në tregun vendos edhe ndërkombëtar”, tha Shala.
Zbatimin e ligjit nga bizneset e kërkoi edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha.
Ai tha se është e drejtë e konsumatorit që të dijë se prej nga është produkti.
“Përgëzojmë edhe ministrin që e ka shty Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Iu bëjmë apel edhe pikave të tjera që të zbatojnë këtë ligj sepse është e drejtë e konsumatorit të dijë se nga është produkti a është nga Kosova nga vendet e rajonit apo i importuar nga vendete Bashkimit Evropian”.
Ndryshe, me 15 mars të këtij viti ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, që është bërë në harmonizim me legjislacionin e BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova