Me nëntë raste të lëndimit gjatë punës, në tetor, rajoni i Gostivarit është në krye të statistikave të zeza. Të lënduarit kryesisht kanë marrë lëndime të rënda.
Sipas të dhënave të SPB Tetovë nga fillimi i vitit në Gostivar janë paraqitur 24 aksidenti gjatë punës, nga ku njëri ka humbur jetën. Sipas vendit të ndodhjes, më shumë aksidente kanë ndodhur në punishtet, gjegjësisht gjatë aktiviteteve të ndërtimit, drejtimit me makina dhe automjetet specia;e, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si arsye më e shpeshtë për lëndim theksohet pakujdesia e njeriut. Pakujdesia është shënuar në 20 raste, ndërsa mes tjerave janë edhe mospërputhja e standardeve dhe kritereve, mjetet e punës jo adekuate dhe fatkeqësitë e motit.
Numri i fatkeqësive gjatë punës këtë vit është rritur nëse krahasohet me raportin e fundit të shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje për vitin e kaluar (2017) në nivel shteti, Gostivari është në krye.
Nga 158 fatkeqësi gjatë punës në nivel shtetit, vitin e kaluar 24 raste kanë qenë fatale për jetën e njeriut. Në analizën e Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje theksohet se mesatarisht në secilën 100.000 punëtor humbin jetën tri-katër punëtorë, që është normë e lartë për fatkeqësitë fatale gjatë punës. Norma e lartë e rasteve të vdekjes gjatë punës është rritur në krahasim me vitin 2016, kur ka qenë 2.62.
Nëse merret për krahasim Britania e Madhe, ku norma është vetëm 0.5, do të konstatojmë se Maqedonia ka normë të madhe për fatkeqësitë gjatë punës. Kur do të merren parasysh lëndimet gjatë punës, atëherë norma e lëndimeve gjatë vitit 2017 është 17.98, që tregon se në çdo 100.000 të punësuar, lëndohen 18 të punësuar. Krahasuar me vitin e kaluar kur norma e lëndimeve ka qenë 13, norma e lëndimeve për vitin 2017 dukshëm është zmadhuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk