LAJMI I FUNDIT:

Sot votohet për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Sot votohet për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës sot voton për zgjedhjen e myftiut për mandatin e ri 2018-2023.

Mbledhja mbahet në sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK-ut me fillim prej 12:00.

Në garë për këtë post janë myftiu Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut Reshat Mexhiti.


Për të dy këta kandidatë do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Tërnava tash 13 vjet është myfti i Kosovës, duke përfunduar tri mandate në krye të institucionit më të rëndësishëm të besimit islam në vend. /Telegrafi/