LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Takimi emocionues me Riza Llukën, moment vendimtar për hapjen e kuzhinës humanitare (VIDEO)

Kastrati: Takimi emocionues me Riza Llukën, moment vendimtar për hapjen e kuzhinës humanitare (VIDEO)

Humanisti Halil Kastrati ka rezervuar fjalët më të ëmbla për veprimtarin e çështjes kombëtare dhe humanistin Riza Lluka nga Peja. Ai thotë se Llukën nuk do ta harrojë derisa të shkojë te ai (në përjetësi).

Kastrati, në emisionin “Personale”, në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentet kur është takuar për herë të parë me Llukën.

“Kur kam shkuar për herë të parë me hap kuzhinën humanitare në Pejë, personi i parë që e kam takuar kishte qenë ai [Riza]. Kam shkuar te RTV Dukagjini dhe më ka prit. I panjohur isha për të, më shihte për herë të parë dhe poashtu e shihja për herë të parë”, fillon rrëfimin e tij Kastrati për takimin e parë me humanistin e madh pejan.


“…I kam dhënë idenë se kam ardhur për të hapur një kuzhinë humanitare. Ma ka thënë një fjalë që nuk mund ta harrojë kurrë. A ka mundësi të përqafojë njëherë, tha, ndoshta kuzhina nuk do të hapet kurrë,  unë mjafton që dëgjova diçka që nuk e kam besuar se ka në popullin tonë”, rrëfen Halil Kastrati bisedën me Llukën, përcjell Telegrafi.

Kastrati tregon më tej se pas atij takimi, kuzhina humanitare në Pejë nuk është ndalur asnjëherë, pavarësisht vështirësive ekonomike.

“Nga ai takim, Riza është ‘shkaktari’ kryesor i mbarëvajtjes së punës sonë. Njerëzit kryesor i ka anëtarësua në shoqatë. Nuk hezitonte as natën e as ditën për t’u përgjigjur. Kur u mbështetnim për muri, kërkonim ndihmë te ai dhe të nesërmen borxhi në markete ishte shlyer”, ka treguar Kastrati.

Thotë se Riza e ka dashtë shumë humanitetin, duke shtuar se ai ka ndihmuar edhe në hapjen e kuzhinës edhe në Prizren.

“Autoriteti dhe zemërgjerësia e tij, ka barë që njerëzit dhe bizneset më të mëdha anë e mbanë Kosovës të japin donacione për “Jetimat e Ballkanit””.

“Shpresoj të ketë edhe njerëz të tjerë si Riza Lluka në Kosovë. Ka qenë për t’u marrë shembull. Unë kam qëndruar shumë kohë me të dhe kam përfituar nga këshillat e tij”, thotë ndër të tjera drejtori i Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori