Super ylli i filmit të famshëm “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp, është lënë jashtë kastit të pjesës së re të këtij filmi.
Studiot e “Disney”-t kanë në plan një yll tjetër të madh në zëvendësim të tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Depp ishte roli kryesor në pesë filma të “Piratët e Karaibeve” gjatë 15 viteve të fundit, por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në episodin e pestë të kësaj sage filmash.
Skenaristi i filmit, Stuart Beattie, është i pari që konfirmon publikisht se Studiot e “Disney”-t, po bëjnë hapa të rinj në realizimin e episodit të ri të “Piratët e Karaibeve”.
Depp, 55 vjeç, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, pati paraqitjen e tij të fundit si Jack Sparrow në “Dead Men Tell No Tales”, i cili u bë filmi me performancën më të ulët të filmave të vitit në të cilin u publikua.
Duke folur ekskluzivisht për DailyMailTV në tapetin e kuq të një eventi në Hollywood, skenaristi Beattie ka konfirmuar se kjo do të thotë që Depp është jashtë filmit të ri të “Piratët e Karaibeve”.
“Fëmijët në të gjithë botën e duan atë si atë karakter, kështu që unë mendoj se ka qenë e mrekullueshme për të, ka qenë e mrekullueshme për ne, kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur për performancën e Depp”, tha ai.
Beattie ndjehet mirë, pa marrë parasysh se çfarë bën Depp në karrierën e tij, pasi tha se çfarëdo që të bëjë, Johnny Depp gjithnjë do të identifikohet për rolin e tij si Jack Sparrow, rol nga i cili vazhdon të fitojë miliona dollarë brenda vitit.
Stuart Beatie është i pari që konfirmon se studiot e “Disney”-t po bëjnë ndryshime në “Piratët e Karaibeve”.
Beattie shtoi: “Unë mendoj se Jack Sparrow do të jetë trashëgimia e Depp. Është karakteri i vetëm që ai ka luajtur pesë herë, është karakteri për të cilin ai do të mbahet mend”.
Tutje skenaristi shtoi se filmi i tij i parë ishte nominuar për filmin më të mirë në ‘Oscars’, dhe Depp nga ky film ishte nominuar për çmimin ‘aktori më i mirë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFrançeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare