LAJMI I FUNDIT:

Vice Zaev: Nuk mund të krahasohem me Sasho Mijallkovin, do ta padis Aleksandar Nikollovskin

Vice Zaev: Nuk mund të krahasohem me Sasho Mijallkovin, do ta padis Aleksandar Nikollovskin

Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në një intervistë për 1TV ka folur rreth ngjarjeve të fundit në partinë opozitare maqedonase dhe akuzat ndaj tij se ka ndikuar që deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, para disa ditësh tha se Vice Zaev së bashku me Sasho Mijallkovin kanë ndikuar që tetë deputetë të tyre të përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Vize Zaev kërkon nga nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, që të konfirmojë me fakte atë që ka thënë, në të kundërtën paralajmëron padi penale, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kërkoj që atë që e tha në emision ta tregojë në mënyrë që gjitha dëshmitë eventuale do t’i dorëzojë në Prokurorinë Themelore, ndërsa nëse nuk e bën këtë në afat prej tre ditëve, do të mendoj se nuk ka dëshmi dhe këtë e ka shpikur dhe në bazë të kësaj do të dorëzojë padi për prishje të imazhit, pasi më është shkaktuar dëm politik dhe material”, tha Vice Zaev.

I pyetur se a e konsideron veten si “Sasho Mijallkovi i LSDM-së”, Vice Zaev tha se nuk mund të bëhen krahasime mes tij dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Nuk jam emëruar asnjëherë funksionar dhe nuk kam asnjë pozitë. Unë jam biznesmen dhe me vite punoj në sektorin privat. Firmat e mia kanë marrë pjesë në tendere gjatë viteve të kaluara, ndërsa më pak në vitet e fundit, gjegjësisht gjatë qeverisjes së vëllait tim”, tha Vice Zaev.

Ai tha se gjithë familja Zaev, kanë dhënë mbështetje të madhe për Zoranin gjatë kohës kur ai publikonte “bombat”, duke shtuar se ka pasur kërcënime të mëdha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori