LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri të qytetit

Bahtiri dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri të qytetit

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësim të thellë ndaj sulmit fizik ndaj taksistit shqiptarë që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

“Bahtiri është shprehur se incidentet e fundit, rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi ndaj taksistit janë tejet shqetësuese dhe të pa pranueshme dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.

Bahtiri, kërkon nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellët”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërsa, nga organet e hetuesisë, Bahtiri ka kërkuar veprim më energjik në zbulimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori