LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Jam i lumtur që luaj me më të mirin në histori

Suarez: Jam i lumtur që luaj me më të mirin në histori
VALENCIA, SPAIN - OCTOBER 07: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his sides first goal with his teammate Luis Suarez during the La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on October 7, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Luis Suarez ka arritur shumë gjatë karrierës së tij ku ka marr shumë çmime individuale, ndërsa njërën nga gjërat që e bën krenar është partneriteti që ai ka me Lionel Messin.

Uruguaiani e konsideron argjentinasin si lojtarin më të mirë ndonjëherë dhe është i kënaqur që ka luajtur së bashku me të.

“Kjo është ajo që doja”, thotë Suarez kur diskuton mbi lëvizjen e tij në Barcelonë.


Luis Suarez duke festuar njërën nga golat . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Unë jam bërë fitues i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas”.

“Unë jam duke luajtur me lojtarët më të mirë në botë dhe do të kem mundësinë t’u them nipave të mbesa që kam luajtur me më të mirin në histori”.

Ai gjithashtu, ai pranoi, duhet t’i shpjegojë nipërve të tij incidentet e ashpër, siç bëri me fëmijët e tij në vitin 2014.

“U lëndova kur vajza ime pyeti se pse nuk mund të luaja kur kalova te Barcelona”.

Luis Suarez . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Ishte shumë lënduese dhe shumë e vështirë, edhe pse unë kam qenë në dijeni të gabimit, të cilin e pranova”.

“Ajo që më lëndoi ishte se si ata më trajtuan, pasi më thanë se duhej të largohem nga Kampionati Botëror”.

“Ju nuk mund të pezulloni dikë për nëntë ose 10 ndeshje, ose të ndaloni dikë që të hyjë në një fushë futbolli”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/