LAJMI I FUNDIT:

Stephen Curry i pandalshëm, shënon 51 pikë në fitoren e Warriors kundër Wizards

Stephen Curry i pandalshëm, shënon 51 pikë në fitoren e Warriors kundër Wizards
Stephen Curry (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës në saje të paraqitjes fantastike të Stephen Curryt.


Ky i fundit ishte basketbollisti më efikas i ndeshjes duke realizuar 51 pikë në triumfin kundër Washington Wizards me rezultat 144-122.

Stephen Curry  (Getty Images)

Vetëm çereku i dytë ishte i barabartë (34-34) mes këtyre dyja skuadrave, ku në tre periudhat e tjera dominuan krejtësisht luftëtarët.

Pos Curryt lojë të mirë shfaqen edhe Kevin Durant dhe Klay Thompso. I pari realizoi 30 pikë gjersa i dyti 19 sosh.

Te skuadra e magjistarëve basketbollisti më i mirë ishte Bradley Beal me 23 pikë gjersa Kelly Oubre Jr. shtoi 17 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej katër fitoreve dhe një humbje gjersa Washingtoni deri më tani ka fituar vetëm një herë dhe ka humbur në tre ndeshje.

Warriors në takimin e radhës kundërshtar do ta kenë New York Knicks gjersa Wizard do të takohen Sacramento Kings. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Dallas Mavericks 104-111 Atlanta Hawks

Brooklyn Nets 102-86 Cleveland Cavaliers

New York Knicks 87-110 Miami Heat

Minnesota Timberwolves 105 -112 Toronto Raptors

Utah Jazz 100-89 Houston Rockets

Indiana Pacers 116-96 San Antonio Spurs

Charlotte Hornets 110-112 Chicago Bulls

Philadelphia 76ers 108-123 Milwaukee Bucks

Los Angeles Lakers 131-113 Phoenix Suns

Memphis Grizzlies 92- 97 Sacramento Kings

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori