LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq: Haradinaj kërkoi nga unë, ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Jevtiq: Haradinaj kërkoi nga unë, ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherit edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka treguar se çka kishte diskutuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, ditën kur u arrestua drjetori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Atë ditë kam qenë në komunikim me kryeministrin Haradinaj dhe i kam thënë se çfarëdo që policia po planifikon të bëjë, le të mos aplikojnë dhunë… Kryeministri më ka lutur që ta lus Marko Gjuriq të mos vije në Kosovë. I kam thënë nuk kam komunikim me Gjuriqin dhe nuk e di ku gjendet, mirëpo do të ishte mirë të mos aplikohet dhunë”, tha
Jevtiq në Info Magazine të Klan Kosovës.

Vlerësoi se arrestimi i Gjuriqit më 26 mars ka qenë i panevojshëm.


“Tashme është dëshmuar që s’ka pasur arsye për një veprim të tillë të policisë. Në qoftë se ka qenë diçka problematike, ka pasur mënyra tjera të veprimit”.

“Ajo çka ndodhi atë ditë ka qenë e panevojshme. Ka qenë një mesazh shumë i keq, veçmas mënyra se si Gjuriq është dërguar në Prishtinë”.

Ministri pohoi se që nga kjo datë Lista Serbe ka ofruar dorëheqjen, që sipas tij, nuk është pranuar nga kryeministri.

“Statusi ynë edhe ende është i tillë. Jemi në mandat teknik dhe i kryejmë punët që mundësojnë funksionimin e ministrive. Ne kemi marre një vendim të tillë si përfaqësues politik të serbëve të Kosovës, që të mos marrim pjesë në mbledhje të qeverisë. Në këtë aspekt punën tone e kryejmë në kapacitetin teknik”, tha Jevtiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori