Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut, duke thënë se pengimi i qytetarëve serbë për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë është i papranueshëm.
Më 21 tetor, një grup i serbëve që aktualisht jetojnë si persona të zhvendosur në Serbi , në mënyrë të organizuar vizituan fshatin Studenicë të kësaj komune përkatësisht manastirin në këtë fshat dhe gjatë vizitës hasën në kundërshtim të banorëve shqiptarë.
Policia e Kosovës ndaloi 11 persona dhe ndaj 6 të ndaluarve filloi procedura për prishje të rendit publik. Gjatë kundërshtimit, disa protestues hodhën gurë në drejtim të autobusit duke thyer disa xhama mirëpo nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve.
KMDLNj konsideron se është e papranueshme që thuajse 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë të rrezikohet liria e lëvizjes e motivuar në baza etnike, ndërsa inkurajon të zhvendosurit të kthehen në pronat e tyre.
Njoftimi i plotë:
Më 21 tetor 2018 një grup i serbëve që aktualisht jetojnë si persona të zhvendosur në Serbi , ndryshe banorë të komunës së Istogut, në mënyrë të organizuar vizituan fshatin Studenicë të kësaj komune përkatësisht manastirin në këtë fshat apo rrënojat e mbetura të këtij manastiri. Gjatë vizitës hasën në kundërshtim të banorëve shqiptarë të cilët bënë përpjekje të bllokojnë rrugën për të penguar lëvizjen e autobusit pas së cilës intervenoi policia e Kosovës që ndaloi 11 persona dhe ndaj 6 të ndaluarve filloi procedura për prishje të rendit publik. Gjatë kundërshtimit , disa protestues hodhën gurë në drejtim të autobusit duke thyer disa xhama mirëpo nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve. Realisht , qytetarët e zhvendosur serbë kohëve të fundit po e vizitojnë Kosovën nën petkun e pelegrinëve në vend se ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të pakundërshtueshme për t’i vizituar pronat e tyre dhe për t’u kthyer në këto prona apo për t’i shfrytëzuar sipas vullnetit të tyre.
KMDLNj e mbronë të drejtën e të gjithë personave të zhvendosur të kthehen në pronat e tyre , si njëra prej të drejtave elementare të njeriut dhe kjo e drejtë nuk mund të kushtëzohet me asgjë ; as në bazë të përkatësisë etnike , bindjeve fetare apo politike , statusit shoqërorë , gjendjes materiale , moshës apo dyshimit për përfshirje në ndonjë aktivitet inkriminues . Pengimi i qytetarëve serbë , tash me status të zhvendosur për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë është i papranueshëm. Paragjykimi i fajësisë apo përfshirjes në krime eventuale kundër popullsisë së pafajshme nuk mund të shërbejë apo përdoret si pretekst për kufizim të lirisë së lëvizjes dhe shfrytëzimit të pronave aq më parë që për caktimin e përgjegjësisë eventuale përgjegjëse janë gjykatat e rregullta në Kosovë , në përgjithësi dhe Gjykata Themelore në komunat përkatëse , në veçanti.
Është e papranueshme që thuaja 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë të rrezikohet liria e lëvizjes e motivuar në baza etnike apo për shkak të paragjykimit për përfshirje në krime eventuale në ndërkohë që edhe më parë ka pasur vizita të serbëve të zhvendosur nga kjo komunë , të atyre që janë kthyer e që nuk ka pasur veprime të dhunshme . Pala pranuese , në rastin konkret ajo shqiptare , si shumicë absolute ka përgjegjësi për ata që duan të kthehen kurse , të gjithë ata që kanë dëshmi konkrete se dikush nga të kthyerit mbanë përgjegjësi për krime lufte ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë , duhet t’i drejtohet Policisë së Kosovës dhe prokurorisë pas së cilave , në rast se sigurohen dëshmi , ndaj të dyshuarve duhet të zhvillohet një procedurë gjyqësore dhe vetëm gjykata është përgjegjëse për caktimin e shkallës së përgjegjësisë dhe të fajësisë , pas administrimit të provave.
KMDLNj kërkon nga pala pranuese të tregojë vetpërmbajtje dhe respektim të drejtës së pronës sikur edhe nga Policia e Kosovës të jetë më e organizuar dhe më efektive gjatë vizitave të tilla në mënyrë që të sigurohet liria e lëvizjes për të gjithë dhe siguria e qytetarëve , pa asnjë dallim. Ky është mandati dhe detyrimi i Policisë së Kosovës .
KMDLNj mendon se këto vizita duhet të mbështeten edhe nga autoritetet lokale të cilat përfaqësojnë interesin e të gjithë qytetarëve të komunës , gjithashtu pa bërë asnjë diskriminim në çfarëdo baze.
KMDLNj edhe në të ardhmën do ta përkrahë të drejtën që të gjithë personat e zhvendosur të kthehen në pronat e tyre duke e gjykuar si të papranueshëm dhe kundër të drejtave të njeriut çdo kushtëzim.
KMDLNj inkurajon të gjithë të zhvendosurit të kthehen në pronat e tyre që i kanë lëshuar për shkaqe objektive apo subjektive dhe në këtë drejtim i jep përkrahje të plotë institucioneve lokale dhe qendrore sikur edhe Policisë së Kosovës . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?