Trazira tek opozita maqedonase, të përjashtuarit hedhin poshtë akuzat
Partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori e priti me spastrime në radhët e saj.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nga solemniteti i djeshëm partiak me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, kërkoi që të miratohet ligj për amnisti për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Sipas tij kështu do të ketë drejtësi joselektive dhe liri për të gjithë, njofton AIM.
Lidhur me situatën e sapokrijuar në partinë që e drejton, tha se e premtja e kaluar ka qenë “e premte e zezë”, ndërsa deputetët që kanë votuar të kundërtën e qëndrimit të partisë, siç tha e kanë shitur partinë dhe shtetin dhe janë prirur nga interesat personale.
Mickoski vlerësoi se mbështetja për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së i kanë mundësuar kryeministrit Zoran Zaev që ta vazhdojë karrierën politike. Është dashur, siç tha, që të mbahen zgjedhje të reja dhe OBRM-PDUKM-ja të fitojë.
Ndryshe, Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së në seancën e mbrëmshme shkarkoi nga funksionet partiake nënkryetarin Mitko Jançev dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Konstadin Bogdanovski, kërkoi edhe procedurë disiplinore për përjashtim të Sasho Mijalkovit dhe Nikolla Todorovit, si dhe për deputetët të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese t’i kthejnë mandatet.
Paraprakisht nga partia ishin përjashtuar edhe shtatë deputetë të cilët i përkrahën ndryshimet kushtetuese. Në propozimin e Mickoskit ishin përjashtuar Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Elizabeta Kançeska-Milevska, Zeqir Ramçiloviq, Nola Ismajloska-Starova dhe Emilija Aleksandrova.
Praktika e eliminimit me personat e mendimit jo të njëjtë filloi para dhjetëra ditëve kur nga KQ ishte shkarkuar ish zëvendëssekretari i përgjithshëm i partisë Petar Bogojevski, i cili gjithashtu, ishte zënë nga seria e përjashtimeve.
Vijuan reagimet e Mitko Jançevit të shkarkuar, si dhe nga Todorov dhe Mijallkov.
I ndërruari nga funksioni Jançev në reagimet e tij të vendimit të KQ kërkoi falje publike nga Mickoski dhe Nikolloski për akuzat e nxjerra, në të kundërtën paralajmëroi padi private.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Nikollovski dje në deklaratë për gazetarët para festimit të 23 Tetorit tentoi që ta ndryshojë deklaratën e parë dhe tha se Komiteti qendror e ka shkarkuar Jançevin për shkak të mosmarrëveshjeve me politikat dhe qëndrimet e partisë dhe mosndjekjen e tyre.
Sasho Mijallkov vendimin për ngritjen e procedurës për përjashtimin e tij e quajti të gabuar dhe si anëtar shumëvjeçar dhe funksionar e porositi partinë se në këtë moment i nevojitet inkluzivitet, e jo politika përjashtuese.
“Për momentin partisë i nevojitet bashkim dhe udhëheqje me mençuri, e jo me emocione. Për momentin partisë nuk i nevojitet krijim i narrativit të rrejshëm dhe rrethana jo-ekzistuese me të cilët largohemi nga përcaktimet strategjike dhe hyjmë ne izolim”, thotë Mijallkov.
Todorov, megjithatë tha se vendimin e përjeton si përjashtim nga ana e fraksioni antiperëndimor, antinato, antimaqedonas të VMRO-së, në çka u transformua partia, e jo nga OBRM-PDUKM e tij, e cila është evropiane, bashkëkohore dhe parti e qendrës së djathtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve