LAJMI I FUNDIT:

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare
Gjergj Fishta

Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë” të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës. Shkrimi është si më poshtë:

“Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.

Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, ‘Lahuta e Malcis’, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.


Entuziazmi që i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti. Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.

At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris”. /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë

"Clinti më ngjante me një mace": Sergio Leone për rolin që e bëri Eastwoodin një yll filmi

Filmi
INCIDENTI

INCIDENTI

Kodi i jetës

Kodi i jetës

Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Bajram Kosumi promovon librin “Zhanret e Gazetarisë”

Bajram Kosumi promovon librin “Zhanret e Gazetarisë”

Një regjisore në Meksikë dhe një film për dhembjen: Në luftë (të Kosovës) e kupton budallallëkun njerëzor

Një regjisore në Meksikë dhe një film për dhembjen: Në luftë (të Kosovës) e kupton budallallëkun njerëzor

Kalo në kategori