LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandumi për aftësimin e të rinjve në tregun e punës

Nënshkruhet memorandumi për aftësimin e të rinjve në tregun e punës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane, të martë nënshkruan memorandum bashkëpunimin e cila parasheh përgatitjen e të rinjve për treg pune, nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar.

Po ashtu pjesë e kësaj marrëveshje, të nënshkruar nga ministri Kujtim Gashi dhe Ramadan Alija, drejtor Ekzekutiv i zyrës së DVV-së në Kosovë, janë edhe mbështetja e vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i rrjeteve dhe qendrave rinore deri në fund të vitit 2021.

Me rastin e nënshkrimit ministri Gashi theksoi se përmes këtij dokumenti hapet rruga për intensifikimin e aktiviteteve për të rinjtë në Kosovë duke marrë edhe nga përvoja gjermane.


Ndërkaq, përfaqësuesi i DVV International, Ramadan Alija tha se dokumenti që kanë nënshkruar ka zyrtarizuar një bashkëpunim në dobi të të rinjve. /KP /Telegrafi/