LAJMI I FUNDIT:

Vettel: Ferrari është vonuar në gjetjen e gabimeve

Vettel: Ferrari është vonuar në gjetjen e gabimeve
Sebastian Vettel (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Sebastian Vettel e ka mirëpritur rikthimin në formë të Ferrarit gjatë Çmimit të Madh të Amerikës, por theksoi se ekipit i është dashur shumë kohë për të kuptuar gabimet në programin e vet të zhvillimit.

Katër herë kampioni i botës në Formulën 1, i cili mbajti gjallë shpresat për titull me vendin e katërt, pas krahëve të Lewis Hamilton me Mercedes, ka thënë se skuadra nuk e kishte kuptuar çfarë kishte shkuar keq me përmirësimet e tyre.

Bolidi i Sebastian Vettel (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Ferrari braktisi përditësimet më të fundit dhe iu rikthye specifikimeve të vjetra të makinës në pistën e Austin të Teksasit, ndaj dhe u shpërblye me fitoren e parë të Kimi Raikkonen për “kokëkuqen” që prej vitit 2009.


Shpresat e gjermanit për fitore, për të ngushtuar diferencën për titull, pësuan një goditje të fortë kur Vettel u përplas me Red Bullin e Daniel Ricciardos në xhiron e parë, transmeton Top Channel.

Lajmet për FORMULA 1
Lexo po ashtu Lajmet për FORMULA 1

“Ju mund ta konsideroni si një lajm të mirë, por edhe si një lajm të keq. U desh shumë kohë! Nëse neve na u desh të ktheheshim te një makinë konkurruese e tre apo katër muajve më parë, sigurisht që nuk mund të jetë lajm i mirë. Për ne, në aspektin teknik, e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë shkoi keq”, ka deklaruar ai, duke shtuar se nuk ka një shpjegim të thjeshtë.

Sebastian Vettel (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

“Me bindje mund të them se kemi parë një makinë jo aq të fuqishme sa më parë, por për sa kohë që nuk e kupton çfarë shkon keq, atëherë nuk ke si ta dish që gjërat nuk po shkojnë mirë. E sigurt është që kemi bërë diçka gabim dhe nuk e kemi kuptuar ende edhe sot, madje as kur ka nisur saktësisht gabimi”, ka theksuar gjermani i Ferrarit.

Në fund ai tha se, edhe gabime të tjera, përfshi këtu ato të strategjisë nga skuadra, kanë ndihmuar në zmadhimin e problemeve bazike me përmirësimin e makinës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
FIFA detyrohet të mbushë arkat e Barcelonës – kjo për shkak të Ronald Araujos

FIFA detyrohet të mbushë arkat e Barcelonës – kjo për shkak të Ronald Araujos

Ndërkombëtare
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
“Ishte një botë tjetër”, ylli i Real Madridit zbulon se si Arsenali humbi mundësinë ta transferonte atë

“Ishte një botë tjetër”, ylli i Real Madridit zbulon se si Arsenali humbi mundësinë ta transferonte atë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori