LAJMI I FUNDIT:

Liria në krizë të sukseseve, lojtarët dalin kundër trajnerit

Liria në krizë të sukseseve, lojtarët dalin kundër trajnerit

Liria është një ndër klubet më të mëdha të futbollit të Kosovës.

Skuadra prizrenase është në krizë të madhe sa i përket rezultateve pozitive krahasuar me vitin paraprak.


Bardhezinjtë pas xhiros së 11-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll zënë pozitën e parafundit në tabelë me vetëm nëntë pikë.

Për të përkeqësuar edhe më tepër gjendjen në klub, së fundi ka rrjedhur informacioni se disa lojtarë kanë dal kundër trajnerit Gëzim Hasi.

Gëzim Hasi (majtas) dhe ish-trajneri i Lirisë, Bedredin Gjinali

Madje, ka pasur edhe fjalosje verbale mes lojtarëve dhe trajnerit, i cili disa prej tyre nuk i kishte ftuar as në takimin e fundit kundër Drenicës, të cilën e humbën “Arpagjikt” me rezultat minimal 1-0.

“Situata te Liria është e rënduar. Disa lojtarë kanë dal kundër trajnerit dhe në një seancë stërvitore ka pasur konflikt verbal mes trajnerit dhe lojtarëve”, ka thënë për Telegrafin një burim i afërt me skuadrën e Prizrenit.

Të gjitha lajmet rreth Lirisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Theksojmë se Liria kishte shkarkuar javë më parë trajnerin Bedredin Gjinalin, i cili kishte marrë në fillim të sezonit drejtimin e skuadrës nga Blendi Shkëmbi.

Në ndeshjen e radhës Liria do të jetë përsëri skuadër mysafire dhe luan derbin rajonal me Ballkanin e Therandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori