Disa banorë të lagjes Mati 1 kanë protestuar gjatë ditës së sotme para komunës së Prishtinës, për shkak se podrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.
Pas takimit që banorët kanë pasur me zyrtarët komunal kanë marrë premtimin se problemi i tyre do të zgjidhet brenda orëve.
Banorët që jetojnë në rrugën B thonë se me ketë problem po përballen që një vit dhe për këtë thonë se e kanë njoftuar edhe komunën.
Ndërsa kanë bërë të ditur që 10 ditë podrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza.
Përfaqësuesi i banorëve, Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje podrumet e tyre përfundojnë në atë gjendje, por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër.
“Bëhet fjalë për një kompleks ku jetojnë më shumë se 1 mijë e 200 banorë, problemi që na është shfaqur tani dhe disa herë më herët është kthimi i ujërave të zeza, kanalizimeve në podrumet tona. Ne jemi munduar me e ditë arsyen se pse po na ndodh kjo dhe na është thënë se është një problem që duhet të merret komuna me të. Janë munduar edhe agjencionet tjera të merren me të si ujësjellësi dhe të tjera po nuk kanë mundur ta zgjidhin. Tash e 10 ditë ne jemi mbi ujëra të zeza mbi 1 metër. Problemet kërkojnë zgjidhje të shpejtë, është gjendje akute, urgjente”, tha ai.
Banorët protestues janë pritur në takim nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ku sipas banorëve ai u ka premtuar se problemin e tyre do ta zgjedhin brenda ditës.
Përfaqësuesi i banorëve Musa Gashi, pas takimit ka thënë se komuna ishte e njoftuar me problemin e tyre dhe kanë marrë premtim se do të intervenohet.
“Ne sapo dolëm nga takimi me nënkryetarin Muhedin Nushi, ai e dinte çështjen që na shqetëson neve dhe e dinte shumë mirë. Ne biseduam me të çështjen e intervenimit emergjent dhe ai u pajtua me këtë dhe mori angazhim që menjëherë brenda 24 orëve me veprua aty për këtë çështje që është më se emergjente. Të shohim tash si banorë si do të veprojë komuna dhe si do të organizohemi më tutje. Ka shumë probleme aty, por problemi emergjent është kanalizimi në podrumet tona, i cili duhet të hiqet sa më parë”, tregoi ai.
Vahide Behra banore, thotë se është e turpshme gjendja në të cilën ndodhen tash e 10 ditë.
“Ne aty banojmë, me këtë është e lidhur rryma, është e lidhur nxemja, është lifti i cili nuk punon, kemi banorë të sëmurë që shkojnë në dializë me karroca dalim, ne i zbresim ata. Kjo që po ndodh është e turpshme prej komunës, komuna është në dijeni që 1 vit me këtë problem. Ne kemi marrë iniciativë vet me e qel po komuna nuk na ka lejuar, thotë kjo është punë e komunës e nuk bëjnë kurrgjë. A nuk është kjo e turpshme prej qytetarit të cilit ia kemi dhënë votën, këtij Shpendit ne ia kemi dhënë votat. Kjo është turp që po ndodh”, tha ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze