LAJMI I FUNDIT:

Salah i lumtur me golin numër 50 në Ligën Premier: Të gjithë lojtarët jemi në të njëjtin nivel, duhet ta mbajmë vendin që na takon

Salah i lumtur me golin numër 50 në Ligën Premier: Të gjithë lojtarët jemi në të njëjtin nivel, duhet ta mbajmë vendin që na takon
LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 22: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Southampton FC at Anfield on September 22, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Liverpooli ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Huddersfield me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë për The Reds e shënoi ylli i tyre Mohamed Salah pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.


Për egjiptianin goli ndaj Huddersfield ishte i 50-ti në kampionatin anglez.

26-vjeçari thotë se është një ndjenjë e mirë për të që i ka shënuar 50 gola në Ligën Premier.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tri pikët, gjëja më e rëndësishme”.

Mohamed Salah (Getty Images)

“E dinim vështirësinë dhe numri i 50 golave në Ligën Premier është një ndjenjë e mirë, por gjëja më e rëndësishme është të ndihmohet ekipi të marrë rezultate dhe tani jemi në rrugën e duhur”, tha Salah.

Ish-anëtari i Romës thotë se të gjithë lojtarët e Liverpoolit janë në të njëjtin nivel.

“Skuadra është e rëndësishme dhe për aq kohë sa i ndihmoj të marrin rezultatin, nuk jam i shqetësuar”.

“Kemi pasur katër ose pesë lojtarë në ekip për herë të parë, por jemi të gjithë në të njëjtin nivel, kështu që duhet të luftojmë për të marrë vendin që na takon”, deklaroi egjiptiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori