LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Shumica e botës është e përkushtuar për tregtinë e lirë

Merkel: Shumica e botës është e përkushtuar për tregtinë e lirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale.

Këto komente Merkel i ka bërë në hyrjen e Samitit të 12-të Euro-Aziatik (ASEM), i cili ka sjellë së bashku 51 liderë nga Evropa dhe Azia.

Duke bërë të ditur se është fokusuar për rritjen e lidhjeve të Samitit, Merkel ka tërhequr vëmendjen se kjo mund të bëhet përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë.


“Samiti ASEM tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale”, tha Merkel.

Ndërkaq, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka paralajmëruar Italinë për deficitin buxhetor.

“Italia, duke dalë jashtë Traktatit të Maastricht-it, vendos në rrezik veten dhe vendet e tjera”, ka deklaruar Kurz.

Në lidhje me krizën buxhetore midis Italisë dhe Bashkimit Evropian, Kurz ka theksuar se “Bashkimi Evropian është një komunitet i një ekonomie dhe vlerave që kanë rregulla që duhet t’i ndjekin të gjithë”.

Italia, e cila ka borxhin më të lartë publik në Bashkimin Evropian pas Greqisë, duhet të reduktojë borxhin e saj për shkak të rregullave të Bashkimit Evropian. Borxhi publik i Italisë është 130 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

Samiti ASEM mbledh së bashku 30 vende evropiane, si dhe udhëheqës nga 21 vende aziatike, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Indinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori