LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pronari i lokalit për ngjarjen në ish-Bllok

Arrestohet pronari i lokalit për ngjarjen në ish-Bllok

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Redi Popeskun, pronarin e barit në ish-Bllok, ku ndodhi edhe përplasja e rëndë me armë, në të cilën mbetën të vrarë Fabiol Gaxha, bodiguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos ky i fundit, bashkë me shtetasin Eljon Hate.

Popesku ishte i pranishëm gjatë përplasjes me armë në ambientet e lokalit në pronësi të tij dhe u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme ai kë përfunduar në pranga, pasi këtë herë akuzohet për prishje të provave dhe dëshmi të rreme, me qëllim fshehjen e ngjarjes.


Vrasja mbrëmë në ish-Bllok, policia zbardh ngjarjen
Lexo po ashtu Vrasja mbrëmë në ish-Bllok, policia zbardh ngjarjen

Më datë 4 tetor, në barin e Redi Popeskut në ish Bllok ndodhi një përplasje me armë, ku pjesëtari i Forcave Komando, Mervjol Billo qëlloi dhe vrau shtetasin Fabjol Gaxha, si dhe plagosi Ervis Martinajn, një emër i njohur për policinë, dhe Eljon Haten.

Policia ka ngritur pista të shumta hetimi, për të zbardhur këtë ngjarje, ndërsa aktualisht ka arrestuar shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hate, ndërsa ka shpallur në kërkim komandon Mervjol Billo dhe Ervin Matën. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori