LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: LDK është e gatshme për zgjedhje nacionale

Beqiri: LDK është e gatshme për zgjedhje nacionale

Të shtunën kryesia e LDK-së ka mbajtur takim me strukturat e degës së saj në Deçan.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri falënderoi degën për angazhimin dhe kontributin e të gjithë veprimtarëve të LDK-së, pavarësisht specifikave të Deçanit.


Ai potencoi të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështje aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.

Si në çdo takim edhe sonte, dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit, të cilat i përcjelli sekretari Beqiri.

Siç njofton LDK, ai gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, sepse tashmë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale, të cilat LDK-në do ta nxjerrin fituese.

Deputetja Besa Gaxherri përshëndeti të gjitha strukturat e degës. Ajo foli për lëvizjet e Grupit Parlamentar rreth mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie.

Hykmete Bajrami, po ashtu deputete, foli për rrezikun që vendi është kanosur dhe për rrezikimin e partneritetit tonë me SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Deputeti Naser Rugova, ka thënë që bashkërisht po e përcjellim një unitet, harmoni dhe vullnet të mirë në të gjitha strukturat e LDK-së në nivel të Kosovës.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj ka theksuar strategjitë punuese të Grupit Parlamentar, shumë të suksesshme të cilat po reflektojnë pozitivitet dhe disponim të mirë në të gjitha strukturat dhe më gjerë.

Dega e LDK-së në Deçan, njëzëri kanë shprehur përkrahje ndaj të gjitha qëndrimeve të organeve të partisë dhe kanë ofruar mobilizim dhe shtim të aktiviteteve që shpejt LDK-ja të udhëheqë këtë vend, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori