LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hasit nuk dinin asgjë për laboratorin e drogës në fshat

Banorët e Hasit nuk dinin asgjë për laboratorin e drogës në fshat

24 orë pas zbulimit të laboratorit të heroinës, Njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, “Forca e Ligjit” është larguar nga fshati Bërnog i Hasit.

Krahas 5 të arrestuarve, nga të cilët të identifikuar janë Xhevit Shuti, djalin e tij të mitur A.Shuti, Mustafë Shutin, babai i Xhevit Shutit si dhe efektivin e zjarrfikëses, Flamur Çela, policia është në kërkim edhe të 5 personave të tjerë, pasi dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar.

I arrestuar është edhe A.Hoxha, por nuk dihet ende se cila është lidhja e tij me këtë ngjarje.


Daja i Xhevit Shutit i cili mbërriti në këtë fshat një ditë pas operacionit, është shprehur se nuk kishte pasur dijeni për atë që bënte nipi i tij.

Banorët e këtij fshati me më pak se 130 shtëpi të cilët jetojnë me bujqësi, ndërsa të rinjtë ndodhen në emigracion, janë shprehur të habitur pas zbulimit të laboratorit të sofistikuar për prodhimin e drogave të forta.

Ata thonë se s’kanë dëgjuar kurrë për ekzistencën e një objekti të tillë që përdorej për përpunimin e heroinës. Laboratori u gjet në një kapanon që përdorej për ruajtjen e ushqimit të bagëtive pranë një shtëpie banimi.

Një pjesë e mirë e peshës është heroinë dhe pjesa tjetër përzierës përfshirë edhe opiumin. Brenda në laborator u sekuestruan rreth 250 kg heroinë. Në terren ka qenë njësia e Forcës së Ligjit, ndërsa banorët pohojnë se kanë parë një agjent me mbishkrim “DEA”, por në fakt, siç ka mësuar Report Tv, ai rezulton se është një efektiv shqiptar i antidrogës i trajnuar në SHBA.

Mesditën e djeshme në periferi të Hasit u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës, ku në prangat e policisë ranë pesë persona. Dosja do transferohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shkak se dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar heroine e cila vinte nga Lindja, përpunohej në laboratorin e Hasit dhe më pas trafikohej drejt vendeve të perëndimit. Heroina vjen nga Afganistani dhe përmes Turqisë vjen në Kosovë e më pas në Shqipëri, ku edhe përpunohet për t’u trafikuar më pas përmes Portit të Durrësit drejt vendeve europiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren për të vepruar Prokuroria

Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren për të vepruar Prokuroria

Lajme
Kalo në kategori