LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Falemnderojmë ata që zgjodhën rrugën e BE-së

Hahn: Falemnderojmë ata që zgjodhën rrugën e BE-së

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian, Johannes Hahn ka uruar votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)
Lexo po ashtu Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

“Ditë e madhe për demokracinë në Shkup! I uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejt rrugës së BE-së. Shpresoj se vendimi i lirë gjithë deputetëve të respektohet. Neve na duhet udhëheqësi shtetërore e jo lojëra politike” shkruan Hahn në Twitter.


Përndryshe, sonte (19 tetor) u votuan ndryshimet kushtetuese ku Maqedonia pranoi nevojën e ndryshimeve të katër neneve ku vendi do të quhet Maqedonia e veriut dhe me këtë po i jepet fund kontestit 27 vjeçar me Greqinë dhe hapjen e rrugës për në BE dhe NATO. /Telegrafi/