LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: SHBA-të, partner kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Tahiri: SHBA-të, partner kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori i Zyrës Kundër-terrorizëm, Nathan A. Sales.

Gjatë takimit Ministri Tahiri, u shpreh se forcimi i sundimit të ligjit është një ndër mjetet kryesore në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, andaj mbështetja e ShBA-ve në këtë drejtim është jetike.

“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i kundërvihen kërcënimit në rritje të terrorizmit më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët e saj dhe do të kontribuojnë përmbajtësisht, në koordinim me partnerët e saj, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Tahiri.


Tahiri theksoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Ai shtoi se institucionet e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës do të vazhdojnë të avancojnë masat për parandalim efikas të çdo kërcënimi që ndërlidhet me natyrën e terrorizmit.

Ambasadori dhe Koordinatori i Zyres Kundër-Terrorizmit, Sales, shprehu konsideratën e lartë për përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës në agjendën globale kundër terrorizmit dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do jenë mbështetës të fuqishëm në përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të administruar me sukses rreziqet potenciale tê kësaj natyre. Ai theksoi “se mënyra më e mirë për të luftuar, terrorizmin e radikalizmin e dhunshëm, përveç vullnetit të plotë politik, arrihet edhe përmes përkrahjes së fuqishme për sektorin e sundimit të ligjit dhe zbatimit efikas të ligjeve në fuqi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori