Ndonëse tema e dialogut Kosovë- Serbi ishte temë e Forumit të Sigurisë në Beograd, aty munguan përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.
Një gjë të tillë e ka theksuar edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili në një intervistë për KosovaPress ka thënë se prezenca e tyre do të kishte qenë shumë e mirëseardhur për shkak të rëndësisë së temave që janë trajtuar e që kanë rëndësi shumë të madhe për vet Kosovën.
“Kosova ishte e pranishme me disa përfaqësueses të shoqërisë civile. Nuk ishte e përfaqësuar me përfaqësuesit e saj të ligjshëm, në kuptimin e përfaqësuesve të Qeverisë, përfaqësues të shtetit, por edhe kjo ishte një anë që i mungonte kësaj konference, ndonëse mund të themi që Kosova dhe problemet e saj, problemi i dialogut Serbi-Kosovë ishte i pranishëm në të gjitha sesionet e këtij forumi”, u shpreh ambasadori.
Tutje ai ka uruar që marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.
“Uroj që ky dialog të çojë në arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të detyrueshme për të dy palët, që të kthejë normalitetin në këtë dhe të hap rrugën për një zhvillim më të mirë dhe normal në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës… Shqipëria e mbështet procesin e dialogut. Shqipëria mbështet arritjen e një marrëveshje të vërtetë, një marrëveshje të qëndrueshme, marrëveshje mbi të cilën mund të zhvillohet në mënyrë konstruktive zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe hapjen e perspektivave të reja në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kosovës në mekanizmat Euro-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian. Ky është caku jonë”, tha ai.
Ambasadori shqiptar ka folur edhe sa i përket ndaljes së qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe kur ata udhëtonin në Serbi e për të cilat KosovaPress ka raportuar disa herë.
“Çdo gjë që bëhet në mënyrë të paligjshme, çdo gjë që bëhet kundër jetës normale të qytetarëve është një pengesë. Qëllimi i mirë është të kalojë mbi to, të bëjmë të mos përsëriten dhe të gjejmë ku ka mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve. Kjo mendoj është rruga më e mirë dhe arritja e suksesit në dialog do të ishte rruga e drejtë në këtë drejtim”, tha ai.
Krejt në fund, ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit kanë nevojë për instrumente të sigurisë, për politikë, doktrinë, për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Kujtojmë se zëvendëskryeministrin i Kosovës, Enver Hoxhaj kishte marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në këtë forum, por kishte vendosur që të mos shkoj. Hoxhaj deklaroi dje, se nuk ka bërë kërkesë për vizitë në Serbi, meqë është duke u marr me procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në INTERPOL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze