LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxhaj ftohet të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Enver Hoxhaj ftohet të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë ftesë për pjesëmarrje në edicionin e tetë të Forumit të Sigurisë në Begorad.

Ky forum do të mbahet nga data 17-19 tetor të këtij viti në Beograd, ky si temë do të ketë ” Gjetja e përbashkët e përgjigjeve për normalitet të ri”.


Në ftesën të cilën e ka siguruar Telegrafi shkruan se si ngjarja më prestigjioze e këtij lloji që po zhvillohet në Evropën Juglindore, Forumi i Sigurisë në Beograd do të sjellë më shumë se 100 folës nga përfaqësuesit e qeverive, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, duke tërhequr deri në 800 vizitorë gjatë tre ditëve, shkruan Telegrafi.

Forumi i Sigurisë në Beograd është formuar në vitin 2011 në partneritet strategjik me Fondin Ballkanin për Demokraci, Fondacionin Robert Bosch, Gjenevën DCAF, Fondin Evropian për Ballkanin dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur.

Që nga themelimi i saj, ky forum është vendosur si konferenca kryesore për politikën dhe sigurinë e jashtme në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq ende nuk dihet nëse zëvendëskryeministrit do t’i lejohet hyrja në Serbi nga autoritetet e serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori