Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave nga Lugina e Preshevës. Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për punën që janë duke bërë në promovimin e të drejtave të shqiptarëve, në rrethana shumë të vështira.
“Qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe kjo gjendje duhet të përmbyllet njëherë e përgjithmonë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për kërkesën e liderëve politikë dhe të shqiptarëve atje për respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
“Si president i vendit e mbështes fuqishëm këtë të drejtë. Ndihem mirë që mbi 95 për qind e qytetarëve e mbështesin këtë ide, e cila mund të jetësohet në kuadër të korrigjimit të kufirit”, ka shtuar ai. Presidenti Thaçi ka përsëritur se me Serbinë duhet të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila siguron njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve, njohjen e pesë shteteve të BE-së, heqjen e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, etj.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave nga Lugina e Preshevës e kanë ftuar presidentin Thaçi që të marrë pjesë në një tryezë diskutimi dhe në promovim të një libri për Luginën e Preshevës, që për qëllim kanë promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Ju falënderoj edhe për ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit dhe në tryezën për promovimin e paqes në rajon. Do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të marrë pjesë atje, për kohën që ju keni planifikuar”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, aktivisti Sevdail Hyseni nga OJQ Perspektiva, ka thënë se presidentit Thaçi ia kanë përcjellë shqetësimet e shoqërisë civile dhe të popullatës së atjeshme për vështirësitë që ballafaqohen.
“I treguam se jeta kulturore në Luginë është në një stad shumë të rëndë, ndoshta është kthyer si në kohën e regjimit diktatorial. Pa zhvillim të arsimit, gjuhës dhe kulturës, nuk mund të kemi përparim shoqëror dhe kombëtar”, ka thënë Hyseni.
Ai ka shtuar se në këtë takim kanë biseduar edhe për idenë e korrigjimit të kufirit, proces që do të mundësonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
“Ideja për korrigjimin e kufirit është e qëlluar dhe në kohën e duhur. Ne përmes pak mjeteve të informimit po mundohemi ta afirmojmë këtë ide. Kufiri i tillë duhet të korrigjohet që mos të kemi telashe në të ardhmen”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos