LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen armë dhe municion në Pejë, arrestohen disa persona

Konfiskohen armë dhe municion në Pejë, arrestohen disa  persona

Sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit janë konfiskuar në një aksion policorë në Pejë, gjithashtu janë arrestuar dhe disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, e cila në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim.

“Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një periudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga policia janë gjetur dhe janë konfiskuar: Një armë automatike AK-47, një karikator i zbrazët i së njëjtës armë, një revole TT, dy  karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë, një revole TT, një karikator dhe pesë copë fishekë të së njëjtës armë, një revole M 57, dy karikatorë dhe 29 copë fishekë të së njëjtës armë., dy OC sprej, tri mjete të mprehta (thika të ndryshme)”, thuhet në njoftim.


Në njoftim po ashtu thuhet se sektori i hetimeve në  vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale dhe më pas t’i arrestojë.

“Sektori i hetimeve nga ky stacion policor, në  vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të behët arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu, Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë e Kosovës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me policinë e shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori