LAJMI I FUNDIT:

I gjejnë marihuanë në trup, arrestohet E.K nga Gjakova

I gjejnë marihuanë në trup, arrestohet E.K nga Gjakova

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 17 tetor 2018, pas ndalimit të pandehurit E.K. nga Gjakova, iu është gjetur në trupin e tij një qese e mbushur me substancë në formë bari, e dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë në peshë 2.94 gramë, përderisa pas kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë së tij tek i njëjti janë gjetur e sekuestruar edhe dy qese të tjera të mbushura me substancë në formë bari.

“Të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë, njëra me peshë rreth 2.32 gram dhe tjetra rreth 8.68 gramë, të cilat janë sekuestruar nga i pandehuri E.K. dhe i njëjti menjëherë është arrestuar nga ana e Policisë.


Me çka dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Gjakovë më 18 tetor 2018 në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ushtruar kallxim penal kundrër të pandehurit E.K., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore Gjakovë, më 18 tetor 2018, në bazë të nenit 165 paragrafi 2 nënparagrafi 2.5, pika 2.5.1, 2.5.2, 2.5.3 të KPPK-së, ka bë kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë-Departamenti i Krimeve të Rënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori