Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, të premten realizoi vizitë inspektuese në punimet e zgjatjes së pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, e informoi në mënyrë të detajuar ministrin për punimet që janë duke u realizuar në këtë projekt.
Pista e ANP “Adem Jashari” do të zgjatet nga 2500 metra, sa është momentalisht, në 3000 metra dhe pritet të përfundojë dimrin e vitit të ardhshëm. Vlera e projektit për zgjatjen e pistës është rreth 34 milionë euro. Këtë vit janë ndarë 2.1 milionë euro, për vitin 2019 do të ndahen 10 milionë euro, kurse për vitin 2020 do të ndahen rreth 21 milionë euro.
Ministri Lekaj, duke iu adresuar medieve, deklaroi se punimet janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe pret që ato të përfundojnë me kohë. Ai shprehu bindjen se që nga viti i ardhshëm, Aeroporti “Adem Jashari”, do të jetë më atraktiv, më i sigurt dhe do të konkurrojë me aeroportet më të zhvilluara të Evropës.
Zgjatja e pistës së ANP “Adem Jashari” do të rritë nivelin e sigurisë nacionale, duke ia mundësuar çdo fluturakeje të aterojë në rast të fatkeqësive, konflikteve të armatosura apo fatkeqësive natyrore. Njëkohësisht, ky investim do të evitojë humbjet financiare si dhe plotëson kriteret e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil –ICAO, si dhe të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur