LAJMI I FUNDIT:

Shtatë orë priti në radhë për kanabis, mbyllet dyqani – ditën e nesërme u gjend përsëri në radhë, madje ende pa gdhirë

Shtatë orë priti në radhë për kanabis, mbyllet dyqani – ditën e nesërme u gjend përsëri në radhë, madje ende pa gdhirë
A planter trims medicinal marijuana plants in Ontario in 2016. After months of preparation, Canada legalized recreational use of the drug on Wednesday

Dita e dytë e kanabisit rekreativ të ligjshëm në Kanada, pikërisht e enjtja e sotme pa të krijoheshin edhe më shumë radhë jashtë pikave të shitjes, por vuri në dukje edhe mungesa furnizimesh në pjesë të shumta të vendit.

Shumica e konsumatorëve dukeshin të harbuar pasi ndalimit të shitjes dhe përdorimit i erdhi fundi, por pak prej tyre shprehën zhgënjimin se nuk mundën të blinin kanabis në ditën e parë të ligjshmërisë së lëndës narkotike.

Disa të tjerë u ndalën te çmimi relativisht i lartë – që varion nga 5.25 dollarë kanadezë (4.02 USD) në Quebec e deri në 18.99 dollarë kanadezë në Saskatchewan për gram, – krahasuar me tregun e zi ku kanabisi qarkullonte për një çmim mesatar prej 6.79 dollarësh kanadezë për gram.


Pasi priti mbi 7 orë në radhë, përpara një dyqani në qendër të qytetit të Montrealit, të mërkurën, 30-vjeçari Alexandre tha se ishte larguar pa blerë gjë në orën 21 të mbrëmjes.

Policia ishte gjithsesi në gatishmëri dhe ndërhyri për të shpërndarë turmën, pa u krijuar asnjë incident, përcjell tch.

“Ishte një ferr i vërtetë, bënte shumë ftohtë. Por ishte diçka e gëzueshme. Flisnim me njerëz të ndryshëm në turmë dhe ndanim përvojat tona”, tha Alexandre.

Ai u rikthye sërish mëngjesin e së enjtes, për të tentuar sërish blerjen e kanabisit.

“E mërkura ishte dita që e prisnin të gjithë, pa përjashtim. Besoj se, pak nga pak, radhët do të rreshtin së krijuari”, tha ai.

Në trend Fun

Më shumë
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Fun
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Interesante
“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

Interesante
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Interesante
Vizatimi i nigerianit shënon rekord si më i madhi në botë

Vizatimi i nigerianit shënon rekord si më i madhi në botë

Interesante
Kalo në kategori