LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon krerët shtetëror në Tiranë, së shpejti pa dogana mes dy vendeve

Hoxhaj takon krerët shtetëror në Tiranë, së shpejti pa dogana mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në këto takime është folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në disa tema kyçe me interes për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.


Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar Shqipërinë për mbështetje në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

“Sot pata takime të mira me krerët shtetëror në Shqipëri ku folëm për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve. Kosova çdo herë e ka pasur derën e hapur në Shqipëri dhe ne jemi falënderues për mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Në këto takime folëm konkretisht edhe për temat më specifike që duhet të adresohen në javët e ardhshme, por edhe tema tjera të koordinimit të shteteve tona në rajon dhe botë. Një nga temat ku u dakorduam se ka vullnet të ecet përpara mes dy qeverive tona është heqja e doganave në një të ardhme jo të largët”, tha Hoxhaj.

Po ashtu zëvendëskryeministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në promovimin e librit të diplomatit shqiptar, Shaban Murati, me titull “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori