LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi aprovon dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues

Kuvendi aprovon dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin të projektligjit për ratifikimin e Plotësim-ndryshimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 në mes Kosovës dhe BE-së si dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të projektit për bashkëpunim zhvillimor KSV/019 asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian (2018-2022).

“Pas paraqitjes së ekspozeve nga ana e Ministres Hoxha dhe debatit, dy projektligjet u miratuan.

Marrëveshja financiare për IPA 2015, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016, theksoi Ministrja Hoxha, ka pasur nevojë për plotësim-ndryshim për të modifikuar nj nga mënyrat e zbatimit të projekteve. Bëhet fjalë për fushën e punëve të brendshme, ku projekti që përkrah këtë fushë. Kjo bëhet me qëllim që të mundësohet realizimi më i suksesshëm, sikurse është identifikuar nga ana e Zyrës së BE-së në Kosovë si autoritet kontraktues. Të gjitha dispozitat e tjera të kësaj marrëveshjeje kanë mbetur siç kanë qenë”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërsa në Ekspozenë rreth Shqyrtimit të projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luksemburgut për bashkëpunim zhvillimor KSV/019 asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian (2018-2022), Ministrja Dhurata Hoxha theksoi qëllimin e marrëveshjes bilaterale që i kontribuon procesit të integrimit.

“Marrëveshja do të mbështesë kapacitetet për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE dhe zbatuar obligimet që dalin nga procesi i Stabilizim Asociimit në këto 9 fusha prioritare: lëvizja e lirë e mallrave, e drejta e themelimit dhe lëvizja e lirë e shërbimeve, prokurimi publik, e drejta e kompanive, pronësia intelektuale, politikat e konkurrencës, siguria e ushqimit, gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, drejtësia, liria, dhe siguria dhe administrata publike”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se granti ka vlerë prej 2 milion euro për 4 vite dhe përfshin programe trajnimi, asistencë me ekspertizë të jashtme, analizë të politikave dhe shkëmbim të përvojave, Ministria e Integrimit merr pjesë me një bashkëfinancim prej 100,000 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori