LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Deputetët në Kuvend të tejkalojnë interesat partiake

SHBA: Deputetët në Kuvend të tejkalojnë interesat partiake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të tejkalojnë interesat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të ardhme më të mirë të vendit.

Përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë për mediumet greke ka thënë se SHBA-të do ta mbështesin fuqishëm zbatimin e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SHBA falënderon Kotziasin për përkushtimin për marrëdhëniet tona, si dhe për arritjen e marrëveshjes historike të Prespës. Vazhdojmë të mbështesin zbatimin e marrëveshjes, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë ta merr vendin e saj në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë Veriore. Pasi në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, ftojmë liderët që të tejkalojnë interesat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë historike për të siguruar të ardhme më të mirë për vendin, si anëtare me të drejta të plota në institucionet perëndimore”, thanë nga Departamenti Amerikan për ANA-MPA./Telegrafi/