LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria mirëpret shqyrtimin e parë të Projektligjeve për transformimin e FSK-së

Haradinaj: Qeveria mirëpret shqyrtimin e parë të Projektligjeve për transformimin e FSK-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se mirëpret shqyrtimin e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë pikat 10, 11 dhe 12 të rendit të ditës, raporton Telegrafi.


Ndërkaq, gjithsej në rend dite janë 46 pika. /Telegrafi/