LAJMI I FUNDIT:

Fillon vaksinimi dhe sterilizimi i qenve endacak në Gostivar

Fillon vaksinimi dhe sterilizimi i qenve endacak në Gostivar

Në Komunën Gostivarit filloi vaksinimi dhe sterilizimi i qenve endacak.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim në rrjetin social “Facebook” ju uroi punë të mbarë mjekëve veterinarë duke kujtuar se janë pjesë e një aksioni të rëndësishëm për qytetin e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me ndërtimin e një strehe apostafat për qentë dhe tashmë me kujdesin mjekësor ndaj tyre, besojmë se çdo gjë është në rrugë të mbarë për të marrë në kontroll kërcënimin që ju kanosej qytetarëve nga këta qen.
Puna vazhdon”, shkroi Arben Taravari./Telegrafi/