“Dikur kur kemi qenë në kohë të okupimit e kemi dëshiruar, e kemi menduar dhe kemi ëndërruar se ku do të arrijë. Atëherë janë kërkuar idealistët më të mëdhenj të mundshëm, të cilët e kanë ëndërruar, e kanë imagjinuar se ku do të jemi. Tani në Kosovë ne jetojmë dhe e shohim se ku duhet të jemi, por nuk e kemi arritur. Pra është një sfidë sikur kur i afrohesh majës për të cilën ke rrugëtuar gjatë, e je shumë afër, por ende nuk e ke arritur”, kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ligjëratën e mbajtur sot në Universitetin Europian të Tiranës.
Haradinaj është njoftuar nga udhëheqësia e këtij Universiteti, për punën dhe sfidat me të cilat përballet ky universitet, në të cilin ndjekin studimet edhe studentë nga Kosova, duke thënë se sfidë e çdo shoqërie është ta konsolidojë rendin dhe ligjin, ndërsa shtoi se nuk po bëhet rend dhe ligj vetëm sa për të jetuar të qetë në Kosovë, por po bëhet rend e ligj për ta kundërshtuar një palë tjetër që nuk dëshiron që ne ta përmbyllim një rend dhe ligj të një shteti sovran.
“Nëse ne punojmë për një zhvillim ekonomik, ne punojmë kundër një teze se Kosova është e paqëndrueshme, se ekonomia e saj dikur ishte e lidhur me një ekonomi tjetër, se resurset e saj nuk janë të gjenerueshme nga po këta njerëz. Kësisoj lista është e gjatë”, tha kryeministri Haradinaj, para udhëheqësve dhe studentëve të këtij institucioni arsimor.
Ai theksoi se që nga koha kur ka marrë të udhëheqë me qeverinë, një vit më parë, qëllimi i tij nuk ka qenë që të kritikojë dhe të humb kohë që të flas për pararendësit e tij, por që në çdo kohë të përballet me tema të mëdha e të vogla, për të cilat janë arritur rezultate.
Haradinaj përmendi se në disa qendra vendimmarrëse me rëndësi për kombin tonë është kthyer një besim i caktuar, nuk është ai që na nevojitet, por është një besim i caktuar.
“Në Uashington në linjat e sigurisë mendojë se na veçojnë, na kuptojnë, na ndjejnë, e dinë se ne jemi të vendosur atje ku do të arrijmë, do të arrijmë. Nuk është mirë të na nxjerrin ndonjë çmim të ri, se jemi të gatshëm për çdo çmim, çdo sakrificë të arrijmë atje ku jemi nisur gjatë ndër breza”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej, para studentëve kryeministri Hardinaj tha se edhe në Evropë, veçanërisht me Londrën nuk kemi pasur shumë sfida, sepse e kanë pasur të definuar orientimin e tyre, por sfidë ka qenë Berlini për ne.
“Edhe pse shqiptarët në traditën e tyre kanë respekt dhe marrëdhënie të mirë, prapë se prapë Berlini është përballur me ne në shumicën e rasteve si politika të paqëndrueshme. Por mendojë se e kemi kthyer gjendjen, jo vetëm si Kosovë, por edhe si komb në masë të caktuar, falë punës që është bërë”, theksoi kryeministri.
Haradinaj, po ashtu foli edhe për sfidat, duke thënë se ka shumë probleme, shumë sfida, të cilat nuk janë vetëm të Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj tha se duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës dhe se vetëm atëherë mund të shtrojmë pyetje tjera si dëshirojmë të jetojmë, të ndarë apo të bashkuar.
“Pyetja tash si dëshirojmë të jetojmë nuk është në interes të kombit tonë. Kjo pyetje nëse shtrohet tash, bëhet për të realizuar 2/3 e të drejtës së Kosovës, e ndoshta më pak se 2/3 e të drejtës së kombit. Nëse shtrohet në etapa tjera kur jemi të rregulluar si duhet, atëherë nuk prejudikoj nga tash”, tha Haradinaj.
Më pas kryeministri Haradinaj i është përgjigjur interesimit të studentëve për të biseduar për temat aktuale me të cilat po përballet Kosova, si dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave, transformimi i FSK-së, anëtarësimi në INTERPOL dhe prioritetet tjera me të cilat është duke u marrë intensivisht Qeveria e Kosovës.
“Nuk duhet të gjykojmë aq lehtë që t’i lejojmë vetës askush nga ne që të bëjë eksperimente me një të arritur të brezave. Ideja se po gjen një zgjidhje duke eksperimentuar me atë që brezat e kanë krijuar është e ndjeshme, nuk shkon ashtu, e sidomos kur brezi i fundit i atyre që e kanë krijuar është gjallë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nuk lejojmë që askush të bëjë diçka të tillë në emër të popullit që i takon dhe se as ndarja dhe as shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit të lartë, çështjen e diplomave dhe çështje të tjera.
Rektori i Universitetit Evropian të Tiranës, Tonin Gjuraj tha se është kënaqësi që kanë prezent kryeministrin Haradinaj, të cilin e quajti mik dhe njeri kurajoz, një politikan sa i përkorë aq edhe popullor.
Kryeministri Haradinaj, në fund të kësaj ligjërate i ka ndarë medaljen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, presidentit të UET-së, z. Adrian Civici. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Kushtetuese i anulon ndryshimet e Kodit Penal, i jep afat Kuvendit t’i korrigjojë brenda gjashtë muajve
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë, pyetet për Shtabin e Përgjithshëm
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Vritet një person në Skenderaj
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re