LAJMI I FUNDIT:

Kryeimami Bajgora: Kanë filluar ligjëratat nëpër burgje, po ndikojnë pozitivisht te të burgosurit (Video)

Kryeimami Bajgora: Kanë filluar ligjëratat nëpër burgje, po ndikojnë pozitivisht te të burgosurit (Video)

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sabri Bajgora, ka treguar se imamët e këtij institucioni kanë filluar ligjëratat nëpër burgjet e Kosovës.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se këto ligjërata janë të karakterit edukativ dhe këshillues për atë që qëndrojnë prapa grilave.


Sipas tij, këto mësime janë për grupin e të burgosurve që kanë qenë pjesë e luftëtarëve në Lindjes e Mesme, dhe për pjesën tjetër që janë në burg për shkak të veprave kriminale që i kanë kryer.

“Ne i kemi sfiduar imamët tonë të jenë pranë një kategorie siç janë të burgosurit, e të cilët kanë probleme të rënda shpirtërore. Synohet që te depërtohet në ndjenjat e tyre, dhe konsiderojmë që suksesi më i madh i tyre është që ata të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë, duke lënë anash të kaluarën e tyre”, ka shtuar Bajgora.

Ai ka sqaruar se janë gjithsej 20 imamë dhe dy profesoresha që janë angazhuar në këtë program, duke theksuar se, sidomos të femrat që janë në burgun e Lipjanit është treguar interesim i madh.

“Ne, në bazë të marrëveshjes, nëse programi ka sukses dot vazhdojmë edhe më tutje”, tha Bajgora.

Kryeimami në këtë intervistë ka folur edhe për literaturën e cila iu dërgohet të burgosurve, duke sqaruar se tekstet fetare mbikëqyren dhe janë licencuar nga BIK-u.

Sipas tij, imamët në ligjëratat e tyre synojnë, ndër të tjera, që të burgosurit kur të dalin nga burgu të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë, duke lënë anash të kaluarën e tyre.

“Një pjesë e imamëve janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe në Britaninë e Madhe, ku kanë përfituar nga këto programe dhe kanë ardhur që këto praktika t’i sjellin në Kosovë”, ka shtuar Bajgora. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori