LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Prizren, dy persona të lënduar

Aksident trafiku në Prizren, dy persona të lënduar

Dy persona kanë marr lëndime trupor si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30 në fshatin Libizhd, në Prizren.

Siç thuhet në raport, pas ndihmës mjekësore njëri prej të lënduarve lirohet për në shtëpi, kurse tjetri mbetet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/